Vizitë zyrtare në Prilep: mbështetje për Frankofoninë dhe mundësitë për bashkëpunim në drejtimin e turizmit të qëndrueshëm dhe atij përkujtimor- historik [fr] [mk]

Ambasadori, i shoqëruar nga atasheu i mbrojtjes, realizoi një vizitë zyrtare në Prilep, ku u takua me kryetarin e sapozgjedhur të komunës Dr. Ilija Jovanoski. Gjatë takimit, ata diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit midis Ambasadës së Francës dhe qytetit të Prilepit.

JPEG

Kryetari i komunës i shprehu ambasadorit mbështetje për aktivitetet tejet aktive rreth Frankofonisë në Prilep, si dhe i paraqiti atij disa mundësi për bashkëpunim, kryesisht në drejtimin e turizmit të qëndrueshëm dhe atij përkujtimor- historik. Në takim u diskutua gjithashtu edhe për mundësitë për bashkëpunim dhe investime në kompanitë vendore (lokale), veçanërisht në rastin e kompanisë"Eurokompozit". Në kuadër të kësaj vizite ambasadori u takua edhe me kryetarin e degës lokale të VMRO-DPMNE-së (partisë opozitare) të këtij qyteti, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i këshillit komunal, z. Petar Risteski. Më pas, ai vizitoi kompaninë "Mikroskop", e specializuar në prodhimin e makinave moderne, të kontrolluara përmes kompjuterit, për prodhimin e materialeve përbërëse, mandej kompaninë e industrisë së tekstilit "Kullat", prodhimet e së cilës u prezantuan në Panairin Botëror të Veshjes "Première Vision” në Paris, në vitin 2016. Pas këtyre takimeve, ambasadori vizitoi manastirin “Shën Arkangjel Mihajli”, në të cilin ruhet njëri nga dorëshkrimet më të vjetra në gjuhën maqedonase. Para përfundimit të kësaj vizite, ambasadori vizitoi shkollën fillore "Vëllezërit Milladinovci" në Dobrushevë, me rekomandimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Stefan, ku u takua me drejtorin dhe profesoreshën e frëngjishtes së kësaj shkolle. Në këtë shkollë mësohet gjuha frënge që nga klasa e gjashtë.

publie le 02/03/2018

hautdepage