Z. Bujar Osmani dhe z. Nikola Dimitrov, qëndruan për vizitë zyrtare në Paris [fr] [mk]

Të enjten, më 6 qershor, zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështjet Evropiane, z. Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, z. Nikola Dimitrov, ishin për vizitë në Paris, me ç`rast u takuan me sekretaren e shtetit, e ngarkuar për Çështjet Evropiane, znj. Ameli dë Monshalen.

Ata më pas u takuan me z. Klemo Bon, këshilltar i kryetarit të Republikës për Evropë dhe për G20-in. Gjatë këtyre takimeve, ministrat i prezentuan bashkëbiseduesve të tyre përparimet e bëra në fushat që shestohen edhe nga konkluzionet e Këshillit Evropian, të muajit qershorit 2018. Shkëmbimet u përqëndruan në veçanti në perspektivat evropiane të vendit dhe në vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh nëpërmjet Strategjisë franceze për Ballkanin Perëndimor.

JPEG

publie le 12/06/2019

hautdepage