Zbatimi i “Kontratës për Hyrrje-Integrim” për aplikantët për vizë, kandidat për bashkim familjar dhe kandidat-bashkëshort i një nënshtetasi francez [mk]

Duke filluar prej 15 qershor 2011, aplikantët e vizave, kandidat për bashkim familjar dhe kandidat-bashkëshort i një nënshtetasi francez, do të duhet të kalojnë një test për të vlerësuar nivelin e frengjishtes.

Në qoftë se dështohet testi, aplikantët e vizave do të ftohen të ndjekin një kurs të gjuhës frënge prej 40 orëve dhe 3 orë trajnim për njohjen e vlerave të Republikës.

Kurset për qytetarët e Kosovës do të mbahen nga Aleanca Franceze në Prishtinë, përderisa për qytetarët e Maqedonisë nga Qendra Kulturore Franceze në Shkup.

Vlerësimi duhet të bëhet brenda 60 ditëve nga dorëzimi i kërkesës për vizë për qëndrim afatgjatë, pas konsiderimit se kjo kërkesë është e plotë dhe e pranueshme nga autoritetet konsullore.

Viza lëshohet në fund të trajnimit varësisht nga frekuentimi i rregullt i kandidatit në kursin që zgjat 2 gjer më 3 javë.

Kandidati për bashkim familjar do të ftohet drejtpërdrejtë nga qendra e trajnimit.

Kandidati-bashkëshort i një nënshtetasi francez do të marrë një dokument informativ për procedurën që duhet ndjekur, atëherë kur do ta bëjë dorëzimin e kërkesës për vizë.

"Kontrata për Hyrrje-Integrim" paraqet zbatimin e Ligjit nr. 2007-1631 të 20 nëntorit 2007 mbi kontrollin e imigrimit, integrimit dhe azilit, i plotësuar me dekretin n° 2008-1115 më 30 tetor 2008 dhe vendimin e 1 dhjetorit të vitit 2008, lidhur me përgatitjen e integrimit të të huajve që dëshirojnë të vendosen përgjithmonë në Francë, duke i detyruar kandidatët për bashkim familjar dhe kandidatët-bashkëshort i një nënshtetasi francez jashtë Bashkimit Evropian, nga 1 shtatori i vitit 2009, ndjekjen e kursit të frengjishtes në vendin e origjinës, para marrjes së një vize për në Francë.

publie le 29/03/2012

hautdepage