Zgjatja e mandatit të Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) [fr] [mk]

Ministri për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane i Francës z. Zhan-Iv lë Drian, paralajmëroi më 10 korrik, në Samitin e Londrës, zgjatjen e mandatit të Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) drejt të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipërisë, ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë), me qëllim mbështetjen e integrimit dhe afrimit rajonal me Bashkimin Evropian.

Mandati i ri rajonal i agjencisë përfshin tri drejtime (boshte) kryesore:

Mbështetjen e procesit të përafrimit të këtyre vendeve me Bashkimin Europian, sidomos në drejtim të lidhjes dhe forcimit të kohezionit social;
Mbështetjen e tranzicionet në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm, veçanërisht në lidhje me tranzicionin energjetik, si dhe tranzicionin territorial dhe ekologjik, në pajtim me marrëveshjen e Parisit mbi klimën;
forcimin e pranisë franceze në rajon, e cila kontribuon në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve tona dypalëshe në shumë fusha.

AFD, e cila do të vendosë një gamë të gjerë mjetesh financiare dhe jofinanciare në Ballkanin Perëndimor, do të përdorë njohuritë e saja për strukturimin dhe mbështetjen e projekteve në nivel lokal. Veprimtaria e saj do të jetë plotësuese (komplementare) me atë të donatorëve të tjerë të pranishëm.

Kjo hyrje e AFD-së në Ballkanin Perëndimor flet për angazhimin e Francës në mbështetjen e gjashtë vendeve të rajonit në rrugën drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe të dobishëm, në favor të të gjithë aktorëve.

Agjencia Franceze e Zhvillimit (AFD,) është aktori qendror në politikën e zhvillimit francez, në pronësi të plotë nga qeveria franceze. Në vitin 2017, ajo financoi 700 projekte, në vlerë prej 10.4 miliard euro. Është njëra nga tre organizatat kryesore të zhvillimit financiar. Shuma e angazhimeve të saja financiare pritet të arrijë në 12.7 miliardë euro në vitin 2020.

Si një bankë për zhvillimin e publikut dhe solidaritetit, AFD mbështet partnerët e Francës anembanë botës. Ajo është e pranishme në shumë sektorë (energji, shëndetësi, biodiversitet, ujë, planifikim urban, trajnim) dhe ofron një gamë të gjerë shërbimesh financiare dhe jofinanciare.

AFD, me 2,400 punonjës që punojnë në të gjitha kontinentet, mbështet shtetet, kompanitë, autoritetet lokale dhe organizatat joqeveritare. Ajo krijon sinergji me ta për të krijuar, zhvilluar dhe ofruar zgjidhje inovative, në shërbim të popullatës dhe për të mirën e tyre.

publie le 19/07/2018

hautdepage