Zhan Mone ose: “ optimizmi nënkupton durim dhe pritje të gjatë " [fr] [mk]

Autori i parathënies, ambasadori Kristian Timonie (Zhan Mone ose: “ optimizmi nënkupton durim dhe pritje të gjatë "), theksoi me këtë rast frymëzimin e tanishëm të kësaj vepre, përderisa Maqedonia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor dyfishojnë përpjekjet e tyre në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Zhan Mone ose: “ optimizmi nënkupton durim dhe pritje të gjatë "

JPEG

Duhet të mirëpresim dhe përshëndesim idenë e shkëlqyer për botimin (nga Jordan Plevnesh, ish ambassador i Maqedonisë në Paris dhe rektor i Universitetit të arteve audiovizive dhe përkthyeses Liljana Kotevska – Plevnesh), e këtij libërthi, në një periudhë kaq të rëndësishme, kur vendi zgjodhi të hapëronte në rrugën e tij evropiane, pas ardhjes së shpejtë të kësaj mundësie, e cila u flak shumë shpejt dhe u prolongua për shkak të kapriciove dhe trillimeve të historisë dhe çështjeve të identitetit. Ky libër xhepi, është thjesht si një libër i lutjeve liturgjike, sepse bëhet fjalë për një çështje të besimit në domosdoshmërinë historike të ndërtimit evropian, si një kusht për paqen, mirëqenien dhe prosperitetin, por edhe për fuqinë ndikuese dhe rrezatuese të kontinentit tonë. Është një vademekum, ose siç do të thoshin francezët, një vepër e Dekartit, pikërisht si vepra "Diskutimi mbi Metodën", bazuar në përvojën, edhe atë të të dy luftërave botërore dhe të dy rilindjeve, njëra e dështuar, e tjetra e suksesshme, të Europës së plagosur, e cila përsëri bëhet sërish temë e historisë përmes ndërtimit të hapësirës së re ekonomike dhe politike.

JPEG

Njësoj si gjenerali De Gol, me të cilin Zhan Mone ndan më tepër gjëra se sa që duket, ai mes tjerash ishte një njeri me ide të fuqishme, i cili mori përsëri përsipër angazhimin të ballafaqohet me fatin e kombeve evropiane, të kërcënuar pas vitit 1945 nga mundësia e zhdukjes nga historia, diku midis dallgëve të "republikës imperiale" amerikane dhe perandorisë sovjetike.

Asnjëri nga dy projektet e lansuara, njëri për Evropën e kombeve, pa një transferim të vërtetë të sovranitetit, ose ai i Shteteve të Bashkuara Evropiane, nuk u realizuan, ashtu siç ishin konceptuar dhe menduar nga dy mendimtarët e mëdhenj të historisë. Evropa vendosi të mbetet një katedrale në ndërtim e sipër, arkitektët e të cilës kanë ëndrra të ndryshme, duke pasur parasysh gjithë larminë evropiane. Dy nga institucionet e tyre themelore janë ende relevante dhe mund të japin një nxitje për të lexuar këtë antologji, e realizuar në vitin 1995, pikërisht në kohën e optimizmit evropian.

JPEG

Në Lindje, por edhe në Perëndim, sovraniteti dhe identiteti kombëtar janë bërë reale, më shumë se kurrë: "Kombet ekzistojnë dhe mbijetojnë", theksonte gjenerali. Pavarësisht këtyre bërthamave të ngurta dhe të fuqishme që e ndjekin tundimin e tërheqjes, vala e globalizimit ekonomik mund të rrezikojë modelin politik dhe shoqëror evropian, por edhe të çojë në shfaqjen e sfidave të reja të sigurisë, për të cilat, natyrisht, edhe shtetet e mëdha nuk janë aq imune, të hutuar përballë teknologjive të informacionit dhe komunikimit. Optimizmi historik i Zhan Mones, e shpiu atë të mbrojë efikasitetin dhe racionalitetin e transferimit të sovranitetit, i cili do të krijonte një efikasitet të ri, e kësisoj një frymë evropiane, trashëguese të vlerave të humanizmit, iluminizmit dhe liberalizmit, e aftë të ripushtonte planetin. Pa dyshim, horizonti largpamës i tij nuk u ndal diku mbi Atlantik apo malet Urale. Ai e mbajti me vete, mu ashtu si Kanti, vizionin për shtetet e bashkuara anembanë botës.

JPEG

Megjithatë, përmes këtyre fragmenteve të zgjedhura aq pedantërisht dhe bukur, ne do të vërejmë se qenia njerëzore ka qenë e durueshme, llogaritëse e rryer dhe pragmatike, ka përparuar duke mos u hetuar, mu ashtu si Dekarti ynë. Nuk është e sigurt se amerikanizmi i tij, aq i urryer nga kundërshtarët e tij, të mos ketë qenë konjuktural, i varur nga rrethanat, duke pasur parasysh faktin e raportit të forcave dhe rreziqeve reale apo të supozuara, që shpërfaqeshin nga imperializmi ushtarak dhe ideologjik sovjetik. Intuita e tij e bëri atë që të besonte se më në fund, ekonomia liberale do të ishte më e fuqishme dhe më përcaktuese se sa fuqia e shpatës, thjesht ajo do të ishte boshti i botës, pa menduar shumë për fuqinë e shteteve, për të cilat ai shprehej se ishin për keqardhje, por që do ta mbijetonin periudhën e tranzicionit. Ai kishte plotësisht të drejtë në lidhje me kapacitetin e institucioneve, të udhëhequra nga njerëz, të cilët ishin të bindur se mund të zgjidhnin çështjet e ndjeshme teknike dhe jetësore, që me sa duket nuk ishin të rregullueshme dhe të zgjidhshme në disa nivele më të ulëta. Sot, po vërehet kjo frymë e ringjalljes së projektit evropian, i cili do të na mundësojë të ruajmë mënyrën tonë të jetesës, lirinë tonë të mendimit dhe veprimit, por mbi të gjitha, aftësinë tonë për të mbrojtur qytetarët evropianë, në një kohë të rishpërndarjes së plotë të fuqive dhe prishjes së ekuilibrave të tregtisë globale, që tashmë po ndjehen ditë e më shumë. Do ta gjejmë këtë vizion, të ushqyer nga reflektimi në lidhje me ngjarjet e fundit rishtare dhe përshpejtimet historike që ndodhin si nëpër filma, edhe në fjalimin e kryetarit Makron, në Sorbonë, më 26 shtator 2017, pas një fushate që e solli idenë evropiane në vendin që i takon në debatin politik francez ( https://tinyurl.com/ycvnj47f), dhe më pas edhe në fjalimin e tij në Strasburg, më 17 prill 2018 (https://tinyurl.com/gsaxmmh). Qasjen e Zhan Mones, dëshirën e tij të zjarrtë, dhe pasionin e tij racional, do ta gjejmë edhe tek një sërë propozimesh konkrete në fushën e mbrojtjes, arsimit dhe financave. Njeriu, i cili shquhet si "frymëzues", komunikon vazhdimisht me ne, na mbështet hap pas hapi, në këtë udhëtim të gjatë evropian.

JPEG

Ia vlen të mendohet për të, në momentin kur vendet e Evropës Juglindore do të rigjejnë veten e tyre, e posaçërisht do të ndërtojnë solidaritetin e mbështetur nga Bashkimi Evropian. Në anën tjetër, perspektivat dhe e ardhmja, janë konfirmuar në mënyrë të qartë nga vet ata, por edhe nga vet ana e shteteve anëtare të Bashkimit, për hyrje të plotë në strukturën e rinovuar, ku do të sjellin me vete vlera të reja, të denja për trashëgiminë e tyre të pasur historike, fleksibilitetin dhe dëshirën e tyre për Evropë. Ndërkohë, ata para së gjithash duhet të gjejnë kulturën e kompromisit të brendshëm dhe rajonal, i cili është thelbi i Evropës sonë të sotme dhe të nesërme. Le t`i ndihmojë ky libër publikut nga Maqedonia, në ruajtjen e besimit dhe shpresës së tyre evropiane.

publie le 29/06/2018

hautdepage