Zhvillime inkurajuese në Maqedoni [fr] [mk]

Ambasadori dha një intervistë për Radion "Europa e Lirë", në të cilën pasqyroi këndvështrimin e tij mbi aktualitetin në Maqedoni dhe skicoi disa perspektiva për vendin.

Në këtë intervistë ambasadori vlerësoi punën e bërë nga qeveria, veçanërisht në ringjalljen e procesit të integrimit evropian dhe atlantik të vendit, simbolizuar edhe nga vizita e fundit e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, z. Stoltenberg. Ai gjithashtu përshëndeti reformën e sektorit gjyqësor, të cilin Franca e ka shoqëruar dhe mbështetur përmes dërgimit të misioneve të ekspertizës. Ambasadori bëri thirrje për zgjidhjen e konflikteve politike përmes thellimit të debatit parlamentar. Përballë shqetësimeve mbi miratimin e Ligjit për gjuhët, ai tha se Maqedonia është në rrugën e çtensionimit dhe pajtimit, si nga pikëpamja etnike ashtu edhe nga ajo politike, duke pasur parasysh përmirësimin e ndjeshëm të klimës kombëtare në këto fusha gjatë vitit të kaluar. Ai gjithashtu përshëndeti dhe shprehu gëzimin për përparimet rishtazi drejt zgjidhjes së çështjes së emrit.
Interview dans son intégralité:

publie le 22/01/2018

hautdepage