Zhvillimi i shkëmbimeve në fushën e sigurisë së ushqimit, ushqimit të kafshëve dhe mjekësisë veterinare [fr] [mk]

Bashkëpunimi institucional dhe tregtar midis Maqedonisë dhe Francës në fushën e sigurisë së ushqimit, ushqimit të kafshëve dhe mjekësisë veterinare, si dhe shkëmbimi i përvojave që do të lehtësonte dhe intensifikonte lidhjet tregtare mes dy vendeve meriton të zhvillohet dhe të përkrahet

Ky ishte përfundimi i takimit që ambasadori, i shoqëruar nga atasheu për Bashkëpunim, realizoi të enjten, më 1 mars, me drejtorin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, z. Zoran Atanasov. Me këtë rast, drejtori i prezantoi prioritetet e agjencisë dhe krijimin e një sistemi të menaxhimit të nënprodukteve me origjinë shtazore, qëllimi i të cilit do të ishte promovimi i vendit si një qendër rajonale për menaxhimin e këtij problem, që lidhet drejtpërdrejt me mjedisin, por edhe me mbrojtjen e shëndetit të popullsisë. Ambasadori vlerësoi përpjekjet e bëra në këtë drejtim dhe njoftoi për mundësinë e vendosjes së bashkëpunimit institucional midis dy vendeve në zbatimin e projekteve ndërkombëtare, nga të cilat kjo agjenci mund të përfitonte shumë.

JPEG

publie le 05/03/2018

hautdepage