Znj. Lilijana Tangi zhvilloi një vizitë treditore në Maqedoni [fr] [mk]

Znj. Lilijana Tangi, anëtare e partisë "Republikës në Lëvizje", partia politike e presidentit Makron, deputete e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Francës, nënkryetare e Komisionit për Çështje Evropiane e ngarkuar për Ballkanin dhe nënkryetare e grupit të miqësisë franko-maqedonase, nga e mërkura 21 deri të premten e 23 marsit, zhvilloi një vizitë treditore në Maqedoni.

Të enjten, më 22 mars, znj Lilijana Tangi, deputete e Asamblesë Kombëtare, nënkryetare e Komisionit për Çështje Evropiane dhe e Grupit të Miqësisë Francë-Maqedoni dhe ambasadori i Francës realizuan një vizitë në Koçanë dhe në Shtip. Vizita filloi me një takim me kryetarin e komunës së Koçanit, z. Nikolço Ilijev, gjatë së cilës u diskutuan çështjet që lidhen me funksionimin e Komunës së Koçanit dhe në veçanti zhvillimin e hidroterapisë në rajon.

JPEG JPEG JPEG

Gjatë takimit me kryetarin e komunës së Shtipit, i cili është njëkohësisht edhe nënkryetar i LSDM-së, z. Blagoj Bocvarski, ky i fundit bëri një përmbledhje të aktiviteteve tanimë të realizuara, që nga ardhja e tij në këtë pozitë dhe informoi bashkëbiseduesit rreth projekteve të reja, që i kushtohen në zhvillimit të kësaj komuna. U organizua poashtu edhe një takim me përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së nga të dy qytetet e sipërpërmendura. Znj.Tangi theksoi se Franca do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë në përpjekjet e saj drejt zbatimit të prioriteteve strategjike, me qëllim integrimin e saj në BE, ndërkohë që ambasadori përsëriti nevojën për një dialog të brendshëm politik konstruktiv për të lehtësuar arritjen e objektivave të axhendës europiane.

JPEG JPEG JPEG

Gjatë një ceremonie të mbajtur në Koçanë, ndërmarrja publike "Ujësjellësi" i ndau ambasadorit një pllakatë, si shenjë falënderimi ndaj qeverisë franceze për mbështetjen e saj financiare në realizimin e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në këtë qytet.

JPEG JPEG

Në kuadër të vizitës së dy qyteteve, deputetja u njoftua për ndryshimet e nisura dhe ndërmarra nga ekipet e reja komunale, ndërkaq në emër të presidentit Makron përcolli një mesazh inkurajimi, duke theksuar rëndësinë e tejkalimit të ndarjeve në baza partiake dhe politike, me qëllim bartjen e një mesazhi të vërtetë europian dhe reformave të thella.

JPEG

Vizita e znj. Tangi vazhdoi në Shkup, me ç`rast ajo u takua me autoritetet më të larta të Maqedonisë. Kështu, ajo pati mundësinë të shkëmbente diskutime me presidentin e Republikës, Gjorge Ivanov, rreth marrëdhënieve dypalëshe mes Francës dhe Maqedonisë, kontekstit aktual politik në vend dhe rreth perspektivave integruese në Bashkimin Evropian.

JPEG JPEG

Takimi me kryeministrin Zoran Zaev u përqendrua në zbatimin e reformave në përputhje me axhendën 3-6-9, vendosmërinë e qeverisë për të thelluar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin konstruktiv me vendet fqinje, si dhe rëndësinë e mbështetjes nga të gjithë deputetët dhe të gjithë aktorët politikë të agjendës së reformave të qeverisë.

JPEG

Z. Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit, shprehu kënaqësinë e tij për marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore mes Maqedonisë dhe Republikës së Francës. Ai përshëndeti mbështetjen e vazhdueshme franceze, ofruar vendit tonë në integrimin europian dhe atlantik, mandej theksoi nevojën për thellimin e marrëdhënieve ndërparlamentare të të dy vendeve, si dhe mbështetjen reciproke në kuadër të bashkëpunimit shumëpalësh. Përveç kësaj, metodat e komunikimit të diplomacisë parlamentare, si një segment i rëndësishëm i promovimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, do të mundësojnë bashkëpunim konstruktiv dhe të qëndrueshëm.

JPEG

Gjatë takimit me zëvendëskryeministrin z. Bujar Osmani, i ngarkuar për Çështjet Europiane, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e mbështetjes së përhershme franceze dhe sidomos gjatë kësaj periudhe, e që i paraprin publikimit të raportit të Komisionit Evropian për përparimin e vendit. Zonja Tangi rikujtoi qëllimin e projektit europian të presidentit Makron, i cili ka bërë një angazhim të fuqishëm për një Bashkim Europian më funksional dhe më mbrojtës, si dhe përmendi deklaratë e presidentit, i cili theksoi se ndërtimi i Europës nuk do të ishte i plotë pa integrimin e Ballkanit Perëndimor. Gjatë takimit, z. Osmani falënderoi qeverinë franceze për mbështetjen e drejtpërdrejtë, duke ofruar dhe caktuar një ekspert teknik në kabinetin e tij.

JPEG

Takimi me z. Artan Grubi, kryetar i Komisionit për Çështje Europiane, si dhe anëtarët e këtij komisioni, ofroi mundësinë për të diskutuar për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, proceset e reformave dhe zhvillimin e marrëdhënieve të Maqedonisë me vendet fqinje. U konkludua së bashku se marrëdhëniet zhvillohen vazhdimisht, në frymën e besimit dhe miqësisë reciproke. Deputetët e pranishëm, u pajtuan që bashkëpunimi parlamentar duhet të zhvillohet dhe të thellohet edhe më tej. Zonja Tangi rikujtoi rëndësinë që ka përparimi i sundimit të ligjit.
Të enjten, më 22 mars, me rastin e mbërritjes së znj. Tangi, u organizua një pritje në rezidencën e Francës, për deputetët e Komisionit për Çështje Europiane, Grupit të Miqësisë Francë-Maqedoni dhe Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë.

JPEG

publie le 29/03/2018

hautdepage