Intervista e ambasadorit për të përditshmen "Veçer" [fr] [mk]

Çfarë duhet të nxjerrim dhe të mësojmë nga rezultatet e zgjedhjeve evropiane? I pyetur nga e gazeta e përditshme “Veçer”, ambasadori foli njëkohësisht edhe për pasojat e këtyre zgjedhjeve ndaj perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut

Çfarë do të thotë rezultati i zgjedhjeve evropiane për BE-në dhe sidomos për Ballkanin?

Nga zgjedhjet evropiane nxorëm shumë mësime, e qe besa disa prej tyre ishin të papritura. Fillimisht ajo që u vërejt, ishte mobilizimi i sërishëm i elektoratit, sidomos në mesin e të rinjve: projekti evropian po merr kritika, por kjo tregon se ai është gjallë dhe qenëson. Përqindja e daljes është rritur nga rreth 40% në më shumë se 50%, si në Francë, poashtu edhe në shumë vende të tjera. Ekzistojnë shumë qytetarë "të pakënaqur me Evropën", por ata janë evropianë! Këtu dy befasi meritojnë vëmendjen: është rritja e të gjelbërve, e cila paraqet një karakteristikë të vërtetë politike të kontinentit dhe një kusht të ri të vendosur nga qytetarët. Pavarësisht nga të gjitha kufizimet në terren, beteja franceze kundër ngrohjes globale dhe pasojave që vijnë nga ngrohja, që çuan deri te Traktati i Parisit në vitin 2016, ka të ngjarë të jetë sot paralajmëruese, ndaj gjykoj se këto kërkesa nuk mund të shpërfillen, përkundër lobimeve të caktuara, qoftë kjo të brendshme apo të jashtme. Aspekti tjetër është rritja, më pak e fortë se sa që pritej, me përjashtim të Francës dhe Italisë, të grupeve identike që kërkojnë tërësisht rishqyrtimin e kushteve në të cilat ekziston aktualisht ndërtimi evropian. Në fund, mund të konkludojmë se Parlamenti nuk do të jetë homogjen, duke pasur parasysh rënien e dyshes konservatore / socialdemokrate dhe konsolidimin e grupit liberal-të qendrës, i cili së bashku me të gjelbrit mund të luajë rolin e arbitrit. Duke pasur parasysh funksionimin e qetë të Parlamentit Evropian, ky do të jetë një hap i mundshëm drejt një demokracie më të fuqishme, që reflekton tendencat e të menduarit evropian, duke përfshirë edhe tendencat nacionaliste. Megjithatë, ata ende duhet të strukturohen në Parlament, duke marrë parasysh faktin e shfaqjes ndonjëherë të dallimeve thelbësore që ekzistojnë midis tyre, veçanërisht në lidhje me qëndrimin ndaj Moskës.

JPEG

Si do të ndikojnë këto rezultate për Maqedoninë, në marrjen e datës për hapjen e negociatave me BE-në?

Zgjedhjet sjellin në vete një periudhë bisedimesh intensive ndërmjet shteteve anëtare, posaçërisht rreth Komisionit të ri, zgjedhjes së presidentit të tij, komisionarëve dhe funksioneve të tjera, të cilat do të lirohen. Përveç kësaj, fejtoni i pikëlluar i quajtur Bregzit, me fitoren e mundur në Mbretërinë e Bashkuar të mbështetësve të "Bregzitit të ashpër", mund të sjellë episode të reja të vështira. Në një kontekst të këtillë, shtetet anëtare do të kenë për detyrë të vendosin për prioritetet që duhet t’i jepen rajonit dhe për hapjen e negociatave. Opinionet publike në disa vende të mëdha mbeten, përmes shumicës së tyre, tejet kritike për sa i përket zgjerimit, i cili gabimisht shihet dhe kundrohet si hapje ndaj konkurrencës me vendet, ku ka paga të ulëta dhe që ndërlidhen me rreziqe politike që vijnë nga rajoni. Kërkohen gjithashtu edhe garanci serioze për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe stabilitetin e caktuar politik dhe ekonomik. Nga ana tjetër, ekziston një shkallë e lartë e vetëdijes për përpjekjet e ndërmarra nga Maqedonia e Veriut, veçanërisht në fushën e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Diskutimi padyshim do të jetë shumë i gjallë.

Komenti juaj në lidhje me fitoren e znj. Le Pen ndaj presidentit Makron?

Është e vërtetë që në Francë, këto dy personalitete janë plotësisht të angazhuara për zgjedhjen midis ndërtimit dhe shkatërrimit të Evropës. Mund të konkludojmë se protestat gjashtëmujore të "jelekëve të verdhë" nuk e minuan bazën zgjedhore të presidentit francez dhe ai posedon edhe më tej atutë e fuqishme, qoftë kjo edhe nëse ai pranon se e ka kuptuar "mesazhin" e qytetarëve të Francës. Me më pak se një për qind dallim midis dy listave, në favor të koalicionit të znj. Le Pen, ne mund t’i konsiderojmë ata si të barabartë, duke pasur parasysh faktin se do të kenë numrin e njëjtë të deputetëve, gjegjësisht nga njëzet e tre, pas daljes nga Bashkimi të Mbretërisë së Bashkuar. Duket se deputetët nga lista e mbështetur nga presidenti Makron, e ashtuquajtur "Renesanca (shq. Rilindja)", marrë parasysh numrin e tyre, do të kenë një rol udhëheqës në grupin liberal, i cili në anën tjetër do të jetë vendimtar në parlamentin e ri. Koalicioni “Tubimi kombëtar” do të duhet të gjejë vendin e tij në një bllok të papërcaktuar sovran dhe atje të imponojë ndikimin e tij, në veçanti kundër z. Salvini, i cili shënoi një fitore të madhe në Itali. Në zgjedhjet evropiane në vitin 2014, partia e zonjës Le Pen fitoi gjithashtu, por prania e saj në Parlamentin Evropian u vu re shumë pak.

publie le 31/05/2019

hautdepage