Intervista e ambasadorit për TV Lajm [fr] [mk]

Të enjten, më 18 korrik, "Lajm TV" publikoi intervistën me ambasadorin e Francës. Ambasadori aty shtjellon qëndrimet franceze dhe evropiane kundrejt zgjerimit të Bashkimit dhe perspektivës evropiane dhe atlantike të Maqedonisë së Veriut, mandej reformat në vijim e sipër, rolin e Prokurorisë Speciale dhe shtetin e së drejtës, si dhe vizitën e fundit të kryetarit të Francës, z. Makron në Serbi, duke vënë në pah edhe rëndësinë e kësaj vizite për politikën franceze të ri-angazhimit në rajon.

publie le 20/07/2019

hautdepage