Klima: të mobilizuar më shumë se kurrë me rastin e 5 vjetorit të Marrëveshjes së Parisit [fr] [fr]

Franca është mobilizuar më shumë se kurrë dhe po punon për të forcuar multilateralizmin rreth ndryshimeve klimatike. Më 12 dhjetor 2020, përmes shumë ngjarjeve do të shënohet 5 vjetori i miratimit të Marrëveshjes së Parisit dhe do të rikujtohet nevoja për një angazhim absolut nga të gjithë përballë ngrohjes globale.

Si një forcë lëvizëse në luftën kundër ndryshimit të klimës, Marrëveshja e Parisit për Klimën, e miratuar në vitin 2015, ndihmon në ndërtimin e një kornize për veprim kundër ngrohjes globale. Kjo marrëveshje, e ratifikuar pothuajse në mënyrë universale dhe më së shpejti në histori, angazhon më shumë se 194 vende nënshkruese në zotime të caktuara, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, edhe atë që nga 22 prilli i vitit 2016. Sot, kur Këshilli i BE-së, sapo ka arritur në një marrëveshje për ngritjen e ambicies evropiane (ulje deri në 55% të emetimit të gazrave serrë deri në vitin 2030), ajo marrëveshje sërish vjen në qendër të vëmendjes: këtë të shtunë më 12 dhjetor, përmes shumë ngjarjeve do të shënohet 5 vjetori i miratimit të saj dhe do të rikujtohet nevoja për një angazhim absolut nga të gjithë përballë ngrohjes globale. Ndiqni këtu në vijim "Samitin për ambicie klimatike", të cilën e bashkëkryeson Franca me Mbretërinë e Bashkuar dhe me Kombet e Bashkuara.

publie le 14/12/2020

hautdepage