Me shëndet dhe gëzuar [mk]

Veraria “Tikvesh”, konsiderohet si njëra nga prodhuesit më të mirë të verës në Ballkan. Ajo ka investuar në Francë në Kote dy Ron, duke blerë dhe rinovuar me sukses një pronë. Kjo gjë vërteton, se ajo ka merituar reputacionin e saj përkatës, duke fituar për edicionin e vitit 2020 - 4 medalje të arta në konkursin francez "Citadelles du Vin" (shq. Fortesa e verës), që mbahet çdo vit në Bordo.

Midis 719 verërave, nga 29 vende të botës, vera maqedonase “Domen Lepovo Grand Kuve” 2016, si dhe ajo nga Kote dy Ron, “Le Vase de Pierre” (shq. Vazoja e Pierrit) 2018 dhe “Terrasse à l’Ombre” (shq. Tarracë në Hije) 2018, fituan çmimin e jurisë. Ambasada e Francës përfiton nga rasti të urojë z. Svetozar Janevski dhe enologët e tij, për korrjen e këtij suksesi franko-maqedonas.

JPEG

publie le 14/07/2020

hautdepage