Gjuha frënge, gjuhë e marrëdhënieve diplomatike [fr] [mk]

Të mërkurën, më 29 maj, ambasadori hapi një seminar në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme, me titull "Gjuha frënge, gjuhë e marrëdhënieve diplomatike".

Ky seminar, i organizuar nga Instituti francez në Shkup dhe Akademia Diplomatike, në kudër të Strategjisë franceze për Ballkanin, synon të përmirësojë njohuritë praktike të gjuhës frënge, brenda administratës shtetërore të Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast, ambasadori theksoi rëndësinë e frëngjishtes, si një gjuhë e marrëdhënieve ndërkombëtare në një shtet, anëtar fuqiplotë i Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF> https://www.francophonie.org) dhe ripohoi qëndrimin francez, për të shoqëruar vendin në rrugëtimin e tij drejt integrimit evropian.

publie le 02/06/2019

hautdepage